Lexoni kushtet kryesore të qirasë për dokumentet, sigurimin, depozitën, karburantin dhe marrjen/kthimin e veturës.
Shoferi duhet të ketë patentë shoferi valide dhe të plotësojë kushtet minimale të moshës sipas marrëveshjes së qerasë.
Klienti duhet të paraqesë patentë shoferi valide dhe dokument identifikimi ose pasaportë.
Marrja dhe kthimi i veturës bëhet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës - Adem Jashari, përveç nëse dakordohet ndryshe me stafin.
Depozita mund të kërkohet varësisht nga vetura, periudha e qerasë dhe kushtet e marrëveshjes.
Sigurimi bazik përfshihet sipas kushteve të qerasë. Dëmet, shkeljet ose përdorimi i papërshtatshëm i veturës mund të trajtohen veçmas.
Vetura duhet të kthehet me nivelin e karburantit të dakorduar në momentin e marrjes së veturës.
Në rast vonese, klienti duhet të njoftojë stafin sa më herët. Mund të aplikohen tarifa shtesë.
Rezervimet mund të anulohen duke kontaktuar stafin. Kushtet e anulimit mund të varen nga koha e anulimit dhe periudha e rezervimit.
Udhëtimi jashtë Kosovës lejohet vetëm me miratim paraprak nga kompania.